Rexhepi: Përfundojnë punimet për Kanalizimin fekal në fshatin Kopanicë të komunës së Sarajit

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi përmes rrjetit social facebook ka shkruar se punimet në fshatin Kopanicë të komunës Saraj për Kanalizimin fekal kanë përfunduar, përcjellë Klan M.

”Sot ishim në inspektimin përfundimtarë të trasesë së kanalizimit fekal para pranimit teknik në fshatin Kopanicë komuna e Sarajit. Ky projekt i shumë pritur që lind si nevojë prioritare, do të lehtësojë ndjeshëm kushtet e jetesës së banorëve të këtij fshati. Gjatësia totale e rrjetit të kanalizimit është 10 km dhe kolektori kryesor 2 km. Për këtë projekt po investojme mjete në vlerë prej 80 milione denare, dhe vlen të theksohet se është kryer 6 muaj para afatit të paraparë kohorë” – shkruan mes tjerash Bekim Rexhepi në facebook. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share