Fero ka njoftuar largimin nga muzika, por pesë këngë të vjetra të tij janë publikuar në Youtube. Në një reagim në InstaStory, Fero ka reaguar dhe ka thënë se “nuk ia bën hallall dhe do kërkojë llogari te Allahu”. Në fund, ai ka përdorur edhe emrin e tij të ri, Khatab.
“Miq të dashur e pashë se disa persona kanë postuar disa këngë të cilat unë i kam kënduar në të kaluarën. Unë vetëm një gjë po dua t’ju them se ai i cili poston këngë të së kaluarës time nuk ia bëj hallall dhe do t’i kërkoj llogari te Allahu sepse unë jam larguar prej muzikës për hir të Allahut dhe më hyni në hak. Ju lutem që ta respektoni bindjen time. Me respekt Khatabi (Fero)”.
Këngët e publikuara janë bashkëpunime me reperin Mike. Në një prej tyre, shkruhet edhe një sqarim.
“Këto këngë janë të publikuara pa lejen e Feros. Këto këngë janë të Majkllit, nuk janë të Feros. Fero e ka lënë muzikën por Majklli i ka postuar pa lejen e Feros”.
Në po të njëjtin kanal, gjenden edhe këngë të tjera të vjetra të Feros të postuara rreth dy vite më parë.
/tvklan.al