Përplasje Gruevski – Mickoski / Ish kreu i VMRO-së me porosi nga Hungaria!

Kanë filluar përplasjet publike mes ish kryeministeit dhe ish kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kryetarit aktual të kësaj partie, Hristijan Mickoski, përcjell KlanM. Në një deklaratë për median gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Mickoski akuzoi Gruevskin se bashkê me qeverinë po bëhet pjese e ndonjë marrëveshjeje të pistë, për ta përçarë VMRO-në.

Kjo deklaratë, siç përcjell KlanM, nuk i ka peëlqyer ish kryeministrit, që ndodhet në arrati në Hungari, i cili ka kërkuar publikisht prej Mickoskit që të nxjerrë fakte për pretendimet e tij.

“Në lidhje me deklaratën e Hristijan Mickoskit për median gjermane FAC dhe lidhur me mua, e ftoj që t’i përgjigjet publikisht dy pyetjeve të mëposhtme: A është e vërtetë ajo që e ka thënë në deklaratën për median gjermane? Nëse është e vërtetë, a mund të thotë ai personalisht publikisht se me cilën lëvizje, deklaratë, mbishkrim apo ndonjë gjë timen jam përpjekur të përçaj partinë dhe le të japë dëshmi se kam pranuar ndonjë lojë të pistë me qeverinë, të cilën duhet ta zbatoj me ndihmën e mbështetësve e mi në parti. Shpresoj që përgjigja të jetë e qartë, pa dyshime, e drejtpërdrejtë dhe personale ashtu si deklarata, pa iu referuar deklaratave të përfaqësuesve partiakë, zëdhënësve, informimeve në portale apo media të tjera me të cilat ka bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar Gruevski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share