Kosovë: Edukatoret dyshohen për dhunë ndaj fëmijëve

TRE EDUKATORE INTERVISTOHEN NGA POLICIA

Dy edukatore dhe një punonjëse e një çerdhe publikë në Fushë Kosovë janë intervistuar nga policia si të dyshuara se kanë keqtrajtuar një fëmijë tre vjec.

Familjarët thonë se fëmija ka përjetuar trauma ndërsa e kanë denoncuar rastin në polici.

Veprimet kanë qenë të vrazhda. Kjo qasje është e papranueshme, presim nga organet kompetente që të veprojnë sipas procedurave. Edukatoret ende janë në stacionin policor, provat që i kanë duhet t’i dorëzojnë në Prokurori dhe të vendoset për përkufizim të veprës penale. Në bazë të provave, kanë kryer vepër penale. Uroj që kurrë të mos ndodhë.

Por akuzat i mohon avokati i njërës prej edukatoreve të përfshira në këtë rast.

Edhe inspektorati i arsimit ishte qysh në mëngjes në këtë institucion ndërsa drejtori komunal ka paralajmëroi pezullimin e tyre nga puna.

Drejtoresha e çerdhes, nuk ka pranuar të flasë për media.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë është duke u marrë me rastin.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share