Përleshen katër futbollistë, Man Utd e përgënjeshtron lajmin

Manchester United nuk është duke kaluar momente të mira në këtë fillim-sezoni.

Aktualisht, “Djajtë e Kuq” e shohin veten në vendin e 13-të në tabelë, ndërsa trajneri Erik ten Hag rrezikon të shkarkohet.

E pas humbjes nga Brightoni duket se nervat janë ngritur në dhomat e zhveshjes së United.

Sipas mediumit britanik “The Sun”, në fund të ndeshjes së humbur nga skuadra e De Zerbit, ka pasur përleshje mes lojtarëve të Man Utd.

Gjithçka duket se ka nisur pas një diskutimi mes Bruno Fernandes dhe Scott McTominay, ndërsa duket se aty janë përfshirë edhe Lisandro Martinez e Victor Lindelof.

Klubi anglez megjithatë ka përgënjeshtruar gjithçka, sipas mediumit tjetër britanik, “Daily Mail”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share