MSH: Në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji kanë nisur përgatitjet për instalimin e akseleratorit të ri të blerë disa vite më parë

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji do të vendoset një akselerator linear për nevojat e pacientëve onkologjikë.
Sot në Klinikë filloi çinstalimi i sistemit ekzistues për radioterapi, gjegjësisht akseleratorit linear 356, i cili është rreth 20 vite i vjetër. Janë duke u zhvilluar aktivitetet përgatitore për instalimin e akselatorit linear të pa përdorur, i blerë para 7 viteve.
Ministria e Shëndetësisë ka angazhuar një kompani profesionale për çinstalimin e akseleratorit ekzistues. Pas çinstalimit të aparatit, do të vijojnë aktivitetet e përshtatjes dhe rinovimit të bunkerit dhe instalimi i pajisjes së sapoblerë.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se përkundër këtyre aktiviteteve në Klinikë, nuk do ta pengojnë punën me pacientët dhe do të vazhdojë pa probleme, Klinika ende ka në funksion tre aparatura radioterapie.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share