Gjykata e liroi nga qelia, Prokuroria ankimon vendimin për Encën

Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që ka liruar nga qelia këngëtaren Enca Haxhia, e akuzuar për kultivim kanabisi.

Enca aktualisht është me masë sigurie detyrim paraqitje, pasi gjykata vendosi javën e kaluar që ta lirojë dhe të hetohet në gjendje të lirë.

Por organi i akuzës kërkon rikthimin e saj në qeli.

Këngëtarja Enca u arrestua më 12 Shtator pasi në ballkonin e banesës së saj u gjetën vazo me bimë narkotike kanabis. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share