LD apo BDI – kush është më i fortë tani në Çair?

A është më e fortë Lëvizja Demokratike apo BDi në Çairin e Izet Mexhitit? Ishte kjo një ndër pyetjet drejtuar këtij të fundit në Klan Debat. megjithatë, Mexhiti nuk u përgjigj direkt, duke treguar se si subjekt politik, por edhe si koalicion opozitar, synojnë votat e qytetarëve në gjithë territorin ku jetojnë shqiptarët.

“Mendoj se ne nuk kemi dalur për Çair, por kemi dalur për nivel republikan. ne kontribuojmë në unifikimin e opozitës shqiptare dhe kjo opozitë shqiptare është ndoshta rasti i vetëm ku pa interferenca, pa ndikime, jemi ulur vetë, i kemi bashkuar forcat për ta krijuar këtë platformë opozitare dhe qëllim jonë është që jo vetëm ta konstatojmë  gjendjen, jo vetëm t’i japim një diagnozl politike kësaj situate, por të dalim edhe me ilaçin e situatës, të dalim edhe me ofertën tonë, me programin e platformën opozitare. Do të dalim me zgjidhje konkrete në të gjitha fushat. Këtu pretendojmë të arrijmë tek shqiptari në Krushevë, në Strugë, Dibër, Tetovë. Gjithandej ku jetojnë dhe vepronë shqiptarët, opozita do të shkojë t’i takojë e do ua kërkojë votën”, deklaroi Izet Mexhiti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share