Shqipëri: Nis regjistrimi i popullsisë

PROCESI DO TË VIJOJË 6 JAVË

I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tablet dhe regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e shumë të dhëna të tjera. Në nje interviste per Klan News, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tregoi detajet se si po shkon procesi ne terren ne te gjithe vendin.

Dhuli tregon se si do të procedohet me rastet kur qytetarët nuk do të jenë prezent në shtëpi kur shkojnë anketuesit e CENSI-t per regjistrim.

Pyetësorët e CENSI-t janë me 8 module dhe 100 pyetje dhe te gjithe te anketuarit jane te detyruar me ligj te pergjigjen. Ndersa perjashtim nga detyrimi bejne pyetjet qe kane lidhje me Etnine, Gjuhen dhe Besimin Fetar, pra qytetaret mund te pergjigjen nese deshirojne ose jo.

Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve te detyrueshme te CENSI-t apo do japin përgjigje të rreme ka penalitete që nisin nga 50 mijë Lekë gjobë. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ndërsa CENSI I fundit u zhvillua në vitin 2011 në vendin tonë

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share