Akomodimi dhe ushqimi: Harxhimet për studentët njëjtë sikurse vitin e kaluar!

NUK DO TË KETË RRITJE – ÇMIMI MBETET 3.645 DENARË

Nuk do të realizohet rritja e paralajmëruar e çmimit të akomodimit dhe ushqimit të studentëve në konviktet e Shkupit, pasi sot në seancën e Këshillit Drejtues, Konvikti Studentor “Shkup” miratoi vendimin se nuk do të ketë ndryshim të çmimeve.

Siç njoftohet, në koordinim me Ministrinë e Arsimit, pas reagimeve të studentëve është miartaur vendimi që studentët të paguajnë sikurse vitet e kaluara – nga 3.645 denarë, e jo 3.945 denarë.

Nga Rezistenca Studentore kishin deklaruar se në vitin e ri akademik po përballen me problemet e njëjta sikurse vitet e kaluara.

“Këtë vit, qiraja mujore në konvikte është rritur në 3.945 denarë, harxhimet për amortizim në 700 denarë, për faqe të printuara gjatë akomodimit studentët paguajnë 500 denarë, 300 denarë për kartelën fiktive për ushqim që nuk shfrytëzohet aspak”, thonë nga Rezistenca Studentore.

Ndryshe, konform ligjit për standard studentor, cmimi I akomodimit në konviktet shtetërore konstatohet me Programin për realizimin dhe zhvillimin në veprimtarinë e standardit studentor, që miratohet nga Qeveria./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share