Bisedime për sigurinë, Kina dërgon kryediplomatin Wang Yi në Rusi

Kryediplomati kinez, Wang Yi, po viziton Rusinë për bisedime me sigurinë, ndërkohë që Moska kërkon mbështetje të vazhdueshme për luftën e saj kundër Ukrainës. Udhëtimi i Wang mendohet se do t’i hapë rrugën Vladimir Putinit për të bërë së shpejti një vizitë historike në Pekin.

Ministria e Jashtme e Kinës bëri të ditur se Wang është në Rusi për katër ditë për konsultime strategjike të sigurisë. Nga ana tjetër, Moska tha se ai do të takohet me homologun e tij rus, ministrin e Jashtën rus, Sergei Lavrov dhe të dy do të diskutojnë për çështjet që lidhen me një zgjidhje në Ukrainë. Pekini akuzohet se ka mbështetur Rusinë në mënyrë indirekte gjatë luftës.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, Putin deklaroi se priste që të takohej me presidentin kinez, Xi Jinping, por nuk tha se kur do të ndodhë një vizitë e tillë. Ai nuk ka udhëtuar jashtë vendit që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër-arresti për të për krime lufte në Ukrainë. Kjo vjen gjithashtu pasi Putin mirëpriti Kim Jong Un të Koresë së Veriut në një takim që pritet të sjellë një marrëveshje armësh./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share