Elozhe për Inter pas fitores në derbi

Inzaghi: Ishim gjatë të gjithë kohës të përqendruar

Inter fitoi thellë 5 – 1 derbin e Milanos, duke e dominuar atë. Zikaltërit fituan për herë të pestë radhazi përfshi të gjithë aktivitetet përballjen me rivalin e përjetshëm.

Zotërimi i ekipit të Inzaghi nisi me golin e realizuar nga Mkhitaryan pas 5 minutash lojë. Më pas Thuram realizoi para se skuadrat të shkonin drejt pushimit.

Goli i Leao në të 57’ ishte një shpresë e vakët për Milan, pasi Inter festoi sërish me Mkhitaryan e më pas me Calhanoglu dhe Frattesi duke mbajtur pikët e plota 12 pas 4 javësh të Serie A. Me një rezultat të tillë reagimet janë të ndryshme në të dy kampet.

“Luajtëm shumë mirë në këtë derbi, kemi qenë gjatë të gjithë kohës të përqendruar. Shënuam në momentet e duhur dhe duhet të përgëzoj djemtë, por e dimë që nuk është asgjë, pasi jemi në fillim të sezonit”, tha Inzaghi.

“Të kërkoj falje? Pse? Nuk e humbëm ndeshjen qëllimisht, bëmë gjithçka për ta fituar, por kundërshtari ishte më i fortë. Nuk është bukur të humbësh një derbi, por do të përpiqemi të bëjmë më mirë herë tjetër”, tha Pioli.

“Gazzetta dello Sport” e hap me titullin; Inter hyjnor, ndërsa “Corriere dello Sport”; Fuqia Inter. Napoli kampion në fuqi i Italisë u ndal në një barazim 2 – 2 nga Genoa e rikthyer në Serie A.

Napolitanët rrezikuan edhe ta humbisnin takimin, pasi ishin në disavantazh deri në minutën e 84’. Tjetër rezultat jo i mirë pas disfatës me Lazio javën e kaluar.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share