Trajneri Berat Imeri pajiset me UEFA PRO Licencë

Ish trajneri i KF Voska Sport me të cilin ekipi nga Ohri u kualifikua në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Berat Imeri me sukses ka kaluar edhe nivelin më të lartë të edukimit për trajner të futbollit, duke u pajisur tashmë me PRO Licencë. 

Berat Imeri është një ndër trajnerët që me përkushtimin më të madh të mundshëm bënë punën e tij  si trajner i futbollit, Këtë e ai e ka dëshmuar   në klubin e futbollit Shkëndija  me  grup-moshat e reja, me KF Korabin e Dibrës  dhe  sidomos  me KF Voska Sport me të cilin klub  shënoi suksesin më të madh duke u shpall kampion në Ligën e dytë unike dhe me automatizëm siguruan kualifikim në elitën e futbollit vendor

Berat Imeri përkushtimin e tij e ka dëshmuar edhe me ndjekjen e të gjitha seminareve dhe studimet e nevojshme për trajnerë, ndërsa pas licencave B dhe A të UEFA-s, tanimë është pajisur edhe gradën më të lartë të edukimit për trajner, UEFA PRO Liçencë. 

Mbrojtjen  temës së diplomës për UEFA PRO Licencë,  trajneri Berat Imeri  kishte zgjedhur temën “Tranzicioni pas marrjes së topit (nga mbrojtja në sulm)”, derisa të njëjtën para Komisionit për Licencim me përpikëri e mbrojti si në pjesën praktike, ashtu edhe në atë teorike ku shtjelloi në detaje dhe manifestoi përgatitje admiruese për tranzicionin ofanziv dhe defanziv në lojën e futbollit. 

Berat Imeri si futbollit ka  luajtur në KF Shkëndija, Renovë dhe Dritën e Bogovinës,

Me pajisjen me PRO Licencë, Imeri tashmë ka kaluar edhe pengesën e fundit dhe fiton të drejtën e drejtimit të çdo skuadre në gjitha nivelet e mundshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share