Tetovë: Mbahet panairi ”Ditët e ëmbëla të Tetovës”

QËLLIMI I PANAIRIT, PROMOVIMI I BLETARISË

Me moton “ Ditët e ëmbëla të Tetovës” në  sheshin  “Ilirija” për  dy  ditë me radhë mbahet  panairi i mjaltit me bletar nga  rajoni i Tetovës dhe  i Shkupit.

Në këtë panair të katërt me radhjë që organizohet  nga  dy shoqatat e bletarëve  “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut Ëmbël” ekspozohen  prodhimet e mjaltës  me  qëllim të ngritjes së vetëdijes  për përdorimin e mjaltit. Driton Dikena  nga  shoqata “Qyteti i bletëve” tha se  fatkeqësishtë në krahasim me vitet e kaluara  interesim kësaj radhe është më i vogël.

 “Qëllimi i këtij festivali që mbahet dy herë në vit dhe tanimë që është shëndruar në tradicional është për të promovuar bletarinë si një degë shumë zhvëllimore për ruajtjen e biodiverzitetit dhe këndeve rreth jetës. Por edhe për të promovuar mjaltin mjaltin dhe produktet e tij si të shëndetmes si produkte të patjetërsueshme për të rit energjinë dhe  imunitetin gjatë këtyre viteve të fundit që n aka  filluar të bëhet shumë intensive” – tha Driton Dikena.

Bletarët thonë se shkaku I kushteve klimatike këtë vit cilësia e mjaltit  nuk  ka qenë në nivelin në krahasim me  vitet e kaluara këtë e pohoi bletari nga  Bukoviqi i Sarajit.

“Llojet e mjaltës ka tre lloje për sivjet bagrem, livadh dhe të malit. Bagremi është I vjetshëm se sivjet skemi pas bagrem shkaku motit të ligë, shi dhe ftohtë. Kurse të livadhit ka boll dhe të malit janë të sivjetshëm Tre lloje janë për sivjet” – tha Xhemil Ademi, bletar.

Në vitet e kaluara këta dy shoqata organizuan edhe garë për cilësinë e mjaltit “Tetovo Honey Awards”, por këtë vit nuk do të mbahet për shkak se organizatorët nuk kanë gjetur mbështetje nga institucionet shtetërore. /Klanmacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share