Përmbytjet në Libi, vështirësohen përpjekjet e kërkim-shpëtimit

Në garë me kohën për të ndihmuar të mbijetuarit e përmbytjeve vdekjeprurëse në Libi dhe për të lokalizuar viktimat. Operacionet e kërkim-shpëtimit në qytetin bregdetar të Dernas në Libi po vijojnë mes vështirësive për të aksesuar zonat e prekura rëndë nga përmbytjet.

Rrugët që çojnë në disa zona të goditura nga stuhia Daniel janë ende pjesërisht të bllokuara, duke penguar përpjekjet për të ndihmuar të prekurit. Banorët në qytetin port janë ende në gjendje shoku ndërsa kujtojnë edhe momentet kur përmbytjet e furishme përfshinë qytetin.

“Të gjitha familjet në zonë ishin në gjumë kur papritur qyteti u godit nga përmbytjet dhe e shkatërroi  plotësisht këtë zonë. Mbaj mend që uji arriti një lartësi prej rreth 10 metra ose ndoshta 11 metra”.

Përmbytjet u morën banorëve të dashurit dhe shtëpitë e tyre. Për situatën e krijuar ata fajësojnë çarjen e digave.

“Disa orë para se të përmbyteshim, situata dukej e menaxhueshme nga autoritetet lokale. Megjithatë, shkatërrimi i digave shkaktoi përmbytje të cilat vrarë shumë njerëz. Është një tragjedi!”.

Autoritetet libiane kanë hapur një hetim për të parë nëse një gabim njerëzor ka shkaktuar këtë fatkeqësi e cila deri më tani u ka marrë jetën mbi 11,300 banorëve ndërsa të zhdukur rezultojnë 11 000 të tjerë. Autoritetet atje i druhen shpërthimeve të mundshme të sëmundjeve për shkak të numrit të lartë të viktimave.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share