Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, iu përgjigj kryeministrit Dimitar Kovaçevski në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal
“Është e qartë se ai dhe deputetët e LSDM-së së bashku me BDI-në dhe deputetët e BDI-së dhe të tjerët po përgatiten për opozitë dhe në këtë mënyrë duan të sigurojnë një pozitë më komode. Por mesazhi im ditëve të fundit ka qenë i njëjti, konstant, e ai është se së shpejti nga sot qeveria e VMRO-DPMNE-së, përkundër këtyre ndryshimeve që do të jenë efektive në mënyrën se si bënë duke keqpërdorur flamurin evropian, janë dhjetëra nene tjerë që janë pjesë e kodit penal dhe ligjeve të tjera, sipas të cilave çdo politikan kriminal që ka kryer një krim do të përgjigjet. Kështu që unë mendoj se është e kotë që ata të përpiqen të bëjnë diçka që ata mendojnë se do t’i ndihmojë, por nuk do tu ndihmojë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.