Çmimet nga 1 gushti do të meren si referente për uljen e paralajmëruar të më shumë se 50 produkteve në vend, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Siç shtoi Kryeministri, kjo nuk do të thotë se çmimet nga muaji korrik nuk do të përfshihen në analizë.
“Analiza është duke u bërë, mendoj se do të përfundojë në fundjavë. Më e rëndësishmja është që të merret një masë që do t’i ndalë mundësitë për manipulime që janë bërë dhe që çmimi sot të mos merret si referencë”, tha Dimitar Kovaçevski.
Qeveria vendosi dje ndalimin e “aksioneve” dhe “promovimeve” të produkteve ushqimore dhe bujqësore në tregtinë me pakicë deri më 30 nëntor.
Siç thuhet në njoftim, ky vendim është marrë me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga manipulimi i çmimeve, ndërsa pijet alkoolike dhe joalkoolike janë të përjashtuara nga ndalimi kur dalin në treg.