Parandalimi i shpërnguljes së të rinjve, sipas deputetit Skënder Rexhepi, nuk bëhet me fjalë boshe. Rinisë duhet t’i ofrohet zgedhje konkrete për të qëndruar në vend.
“Nëse nuk ka opsion, pse duhet të rrinë këtu? Nëse shpresa u ka humbur këtu, atëherë doemos do të shpërngulen sepse askush nuk ka edhe një jetë për ta restartuar prej në fillim. Gjithë kemi një jetë dhe këtë jetë duhet ta shfrytëzojmë në mënyrë më dinjitoze dhe duhet t’iu krijojmë fëmijëve tanë kushte për një jetë dinjitoze”, tha mes tjerash Zejd Rexhepi./KlanMacedonia