Çfarë raporti ka Skënder Rexhepi me Izet Mexhitin?

I pyetur për raportet me Izet Mexhitin, me të cilin dikur kanë pasur raporte të afërta, kreu i Lëvizjes Populli, Skënder Rexhepi nuk dha përgjigje direkte. Ai theksoi se kanë komunikim normal me të gjithë, përpos me partinë e Gashit dhe atë të Kasamit. Prioritet për Zejdin, aktualisht ëshë strukturimi i partisë dhe shtrirja e saj në terren.

“Nuk e kemi mbyllur pëer askënd derën e bashkëpunimit. Në muajt e ardhshëm do t’i japim prioritet krijimit të strukturave tona , të krijojmë degëzimin në të gjitha komunat, t’ua shtrijmë dorën e bahkëpunimit edhe atyre degëve dhe komunave që janë të pakënaqura me Alternativën që të na bashkangjiten… Nuk kemi nevojë për momentin që të bëjmë koalicion me asnjë subjekt politik, për faktin se duhet njëherë vet të shtrihemi si subjekt… Komunikim normal kemi mbajtur me të gjitha subjektet politike, përveç me Alternativën dhe Besën. Me subjektet tjera nuk e kemi fare problem komunikimin”, deklaroi Rexhepi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share