SItuata kritike – Për shkak të erës, zjarri nga Çashka po shkon drejt Dollnenit

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton për një zjarr që ka rënë pasditen e sotme përgjatë hekurudhës në afërsi të vendit të quajtur Oreshë, Komuna e Çashkës. Zjarri, siç përcjell KlanM,  edhe përkundër përpjekjeve për shuarjen e tij, është ende kritik dhe mjaft aktiv dhe për shkak të erës së fortë po shtrihet drejt pjesëve më të larta në drejtim të Komunës së Dollnenit.

“Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe pamundësisë për ta vënë nën kontroll nga forcat që kanë ndërhyrë, në orën 14:36 ​​janë ngritur në ajër tre “traktorët ajror” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si mbështetje ajrore për forcat që shuanin zjarrin nga toka dhe kanë vepruar dy herë. Sipas raportimit nga personi përgjegjës në terren, zjarri është ende kritik dhe mjaft aktiv dhe për shkak të erës së fortë është duke u përhapur në drejtim të pjesëve më të larta të kreshtës në drejtim të Komunës së Dollnenit”, theksojnë Qendra për Menaxhimin e Krizave./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share