Bruksel: Takimi Kurti – Vuçiq përfundon pa marrëveshje

Vuçiq: Kurti ka refuzuar propozimet e BE-së

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq ka thënë se ishte kryeministri Albin Kurti që ka refuzuar propozimet e kompromisit të BE-së duke thënë se ai po i shmanget formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”,

u tha Vuçiq gazetarëve.

“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të AKS-së. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”

Ai ka shtuar se nuk ka gjëra shumë pozitive nga takimi. Por, ka thënë se me rëndësi është që të bisedohet.

Kurti ka refuzuar dhe ka thënë se Asociacioni mund të themelohet vetëm duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, të mos ketë të drejta ekzekutive siç ka thënë në një letërkëmbim Federica Mogherini e po ashtu të bazohet në një oped të shkruar nga Gabriel Escobar e Derek Chollet.

Anëtarësimet e komunave veriore në Asociacionin e Komunave të Kosovës ai i ka quajtur “lojëra që e përshkallëzojnë situatën”.

Pas takimit mësohet se kryeministri Kurti ka mbajtur takim me të emisarin për dialogun Lajçak.

Takimit trepalësh fillimisht i kishin paraprirë takimet e ndara me përfaqësuesit e BE-së që nisën në mëngjes.

Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës. Situata atje është acaruar pas tentimit të kryetarëve shqiptar për të hyrë në objkektet e komunave veriore./KlanMacedonia

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share