Një zjarr masiv ka rënë këtë të enjte në katin e 9 të një pallati në Tiranë. Burime paraprake për tvklan.al bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një pallat në rrugën “Sali Butka”.
Sipas të njëjtave burime të gjithë banorët e pallatit kanë dalë jashtë, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse, ashtu sikurse policia.
Deri në këto momente fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.
“Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, tha dhe Policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat. /tvklan.al