Kapen duhan dhe cigare në një veturë me targa të Shkupit, arrestohet shoferi

Në orët e para të ditës së sotme, respektivisht në ora 01.20 në, në pikën kufitare “Bogorodicë” është arrestuar personi N.M. nga Gjevgjelia, shkruan TV21. Nga MPB thonë se ai është kapur duke transportuar cigare dhe duhan në mënyrë të paligjshme.

“Gjatë kontrollit të veturës së pasagjerëve “Peugeot” me targa të të Shkupit, të cilën ai e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar 387 pako me lloje të ndryshme të cigareve dhe 1250 gramë duhan, për të cilat nuk ka pasur asnjë dokumentacion”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share