Ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuar
Një mjek libian qau drejtpërdrejt në televizion pasi u pyet për shifrat e fundit të viktimave nga stuhia vdekjeprurëse që goditi vendin.
“Vdekjet janë masive,” tha ai ndërsa shpërthen në lot. Numri i viktimave mund të tejkalojnë 10,000 vetë.
Banorët e qytetit të shkatërruar libian Derna kërkojnë dëshpërimisht për të afërmit e zhdukur ndërsa punonjësit e shpëtimit bënë thirrje për më shumë çanta për të futur viktimat.
Mbi 5,300 vetë besohet të kenë vdekur pas përmbytjeve në Derna, njoftojnë zyrtarët.
“Deti po nxjerr vazhdimisht dhjetëra trupa,” tha Hisham Chkiouat, një ministër në administratën lindore të Libisë.
Vijojnë ndërkaq thirrjet e dëshpëruara për më shumë mbështetje humanitare ndërsa viktimat qëndrojnë të mbështjella në çanta kufomash e të tjerë janë varrosur në varre masive.
Ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura me shpresën për të gjetur të mbijetuar, por shpresa po pakësohet dhe numri i të vdekurve pritet të rritet më tej.
Zyrtarët thonë se të paktën 10,000 vetë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 30,000 vetë besohet të jenë shpërngulur, tha të mërkurën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e Kombeve të Bashkuara. Morgjet dhe spitalet janë mbushur me trupa.
Një pjesë e qytetit mesdhetar u shkatërrua nga uji i lëshuar në një përrua nga stuhi e fuqishme “Daniel” që mbushi një shtrat zakonisht të thatë lumi të dielën mbrëma, duke shpërthyer më pas dy diga mbi qytet. Ndërtesat shumëkatëshe u shembën ndërsa familjet ishin në gjumë.
Zyrtarët thonë se të paktën 10,000 vetë dyshohet se janë të zhdukur ose kanë vdekur, megjithëse numri i konfirmuar i të vdekurve ndryshon vazhdimisht.
Klan News