Katari dërgon dy avionë ndihma humanitare në Libi

Katari ka dërguar dy avionë me 67 tonë ndihma humanitare në lindje të Libisë, për të ndihmuar vendin nga përmbytjet e fundit që përjetoi ky vend.

Avionët arritën në aeroportin Benina në Bengazi, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Katarit.

Ndihma përfshin furnizime mjekësore dhe ushqimore përveç një spitali fushor të ofruar nga Fondi i Katarit për Zhvillim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share