Edi Rama: Koha që Serbia të dalë nga llogorja e asburdit të mohimit të realitetit

Beograd, 7. jula 2023. – Konferencija za medije nakon sastanka predsednika Republike Srbije Aleksandra Vucica i predsednika Vlade Republike Albanije Edija Rame. Rama se nalazi u poseti regionu u okviru priprema za Berlinski proces kojim ce Tirana predsedavati u oktobru. FOTO TANJUG/ JADRANKA ILIC/ bs

Në prag të takimit të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që pritet të zhvillohet më 14 shtator në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me një reagim.

Në llogarinë e tij në Facebook, ndër të tjera, ai ka thënë se është koha që edhe Serbia të dalë nga llogorja e asburdit të mohimit të realitetit dhe të veprojë në mirëbesim, duke mundësuar një sekuencë zbatimi që i përmbush nevojat e të dyja palëve në kuadër të planit franko-gjerman, raporton Klan Kosova.

“Shqipëria i ka shtrirë Serbisë dorën e miqësisë. Në mënyrë ironike, ka ndodhur në ndonjë rast të jemi i vetmi vend në rajon që ka folur hapur kundër sanksioneve ndaj Serbisë dhe e kemi shpjeguar qartë pse jemi të bindur në këtë qëndrim. Megjithatë, dhe kjo duhet theksuar, një përfundim i suksesshëm i procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm edhe për të ardhmen e qëndrueshme të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi”, ka shkruar ai.

“Për fat të keq, teksa përpiqem pa sukses të kuptoj taktikat e qeverisë së Kosovës, mbetem po aq i pasuksesshëm në përpjekjen për të kuptuar strategjinë e dialogut të Serbisë. Dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë procesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës, të cilat e kanë ndihmuar vijimësisht viktimizimin e Serbisë ne arenën e ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Në fund, Rama vlerëson se përfundimi i suksesshëm i procesit të normalizimit të Kosovës e Serbisë janë parësore për paqen dhe sigurinë rajonale, po edhe për sigurinë e vetë Evropës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share