Fitorja në Maltë: RMV-ja mban gjallë shpresat për kualifikim në Euro 2024

MILEVSKI: PËR MUA MË E RËNDËSISHME ËSHTË QASJA E LOJTARËVE

Maqedonia e Veriut përmbylli me sukses ndeshjen në Maltë me fitoren e dëshiruar që e lë ekipin në lojë për pozitën e dytë në grup në eliminatoret për “Euro 2024”. Edhe pse është e qartë se do të jetë më shumë  rëndë në tre takimet e fundit me Ukrainën, Anglinë dhe Italinë.

Misioni Malta – përfundoi me sukses duke kurorëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme barazimin kundër Italisë në Shkup. Në Maltë, në terren dominuan futbollistët, ndërsa në tribuna tifozët që kishin ardhur nga Maqedonia e Veriut.

Me këtë fitore, Maqedonia e Veriut mban të gjallë shpresat për kualifikim në EURO 2024.

Urime për futbollistët tanë për ndeshjen e fituar, urime për Maltën që edhe njëherë dëshmoi se bëhet fjalë për ekip kualitative, mirë i organizuar këtë e ka dëshmuar gjatë gjithë këtyre ndeshjeve kualifikuese me Italinë dhe posaçërisht me Ukrainën. Kështu që edhe njëherë uroj djelmoshat të cilët e dominuan këtë ndeshje që mendoj se e kontrolluam deri në fund. Kishim edhe disa raste për të shënuar gol. Për mua më e rëndësishme është qasja e lojtarëve dhe normalisht fitorja”, tha Bllagoja Milevski, selektor i reprezentacionit “A”.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje startoi futbollisti 29-vjecar i Sepsit të Rumanisë, Isnik Halimi. Ishte kjo ndeshja e tij e dytë për Maqedoninë e Veriut.

“Nuk e kam prit, kur më kanë ftuar ka qenë shumë kënaqësi për mua dhe kam ardhur me shumë kënaqësi. Edhe djemtë, stafi krejt më kanë prit sa më mirë dhe e kanë bërë shumë të lehtë ardhjen time”, tha Isnik Alimi, futbollist i reprezentacionit.

Isnik Alimi thotë se ndeshjen kundër Maltës e vendosën dy golat në pjesën e parë.

“Përshtypjet shumë të mira, edhe nuk e prisnim sidomos në pjesën e parë me shënuar dy gola aq shpejt, po bravos ekipit me punë, të koncentruam e filluam mirë ndeshjen dhe shumë shpejt i gjetëm dy golat edhe ishte shumë e rëndësishme sepse edhe fizikisht kishim shpenzuar shumë para dy ditëve me Italinë. Kjo ishte një ndihmë shumë e madhe me gjet golat shpejt”, tha Isnik Alimi.

Deri në fund të eliminatoreve për “Euro 2024” kanë mbetur vetëm edhe tre ndeshje. Më 14 tetor, takohen Ukraina – Maqedonia e Veriut, ndërsa më 17 nëntor, Itali –Maqedoni e Veriut dhe më 20 nëntor Maqedoni e Veriut – Angli./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share