Mattarella-Milatoviçit: BE nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor
Presidenti Italian Sergio Mattarella i tha homologut malazez Jakov Milatoviç se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Vete Milatovic, ka kërkuar që afati i paraparë për zgjerimin e BE-së në vitin 2030 duhet qe të modifikohet në atë mënyrë që vendet kandidate, të mund të hyjnë shumë më herët në familjen evropiane në përputhje me meritat e tyre.
Sipas Milatoviç Mali i Zi ka mundësi reale e për të përmbushur parakushtet e nevojshme për anëtarësim para këtij afati.
Mali i Zi u bë shtet kandidat për anëtarësim në dhjetor të vitit 2010, por negociatat me BE-në filluan zyrtarisht më 29 qershor të vitit 2012. Ky shtet ka hapur të 33 kapitujt e negociatave ndërsa ka mbyllur diskutimet vetëm për tre prej tyre.
Klan News