Tërmeti në Marok, kërkohen 113 mln USD ndihmë

Shkon në rreth 3 mijë numri i viktimave

Shpresa për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e tërmetit të Marokut po shuhen me shpejtësi edhe pse përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit vijuan edhe në ditën e tyre të katërt.

Dëmet materiale nuk janë llogaritur ende. Ndërkohë Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe nisi një apel urgjent për të mbledhur 113 milionë Dollarë amerikanë për të prekurit nga tragjedia.

Ekipe të ndihme të kërkim shpëtimit kanë mbarritur nga Spanja, Britania dhe Katari ndërsa Italia, Belgjika, Franca dhe Gjermania thanë se ofertat e tyre për ndihmë nuk ishin miratuar ende.

Situata është më e dëshpëruar për njerëzit në zonat e thella malore ku rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga tërmeti bllokuan rrugët hyrëse. Banorët ankohen se fshatra të tërë janë shkatërruar, por ende nuk kanë marrë asgjë nga shteti.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share