NË HAGË VAZHDON GJYKIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK-së
Në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Clirimtate të Kosovës Hashim Thacit dhe të tjerëve.
Ndërkohë dhomat e Specializuara nëpërmjet EULEX-it kanë bastisur për pesë orë rresht banesën e familjarëve të heronjëve, Fahri dhe Bahri Fazliut në Prishtinë.
Familjarët kanë thënë se nuk i dinë arsyet e bastisjeje.
Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it.
Sipas tij gjatë bastisjeve janë sekuestruar disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.
Për bastisjen ka reaguar përfaqësuesi i veteranëve të UCK-së Faton Klinaku duke thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar po vazhdon me shfaqje filmike në mungesë të provave reale.
Ish udhëheqësit e UCK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë duke u gjykuar nga Dhomat e Specializuara në hagë për krime lufte.
Raporti. Blerta Dalloshi Berisha