Kovaçevski: Ndryshimet Kushtetuese do të votohen nga 118 deputetë

Në prag të takimit me përfaqësuesin gjerman, Saracin, kryeministri Kovaçevski tha se pret që ndryshimet kushtetuese të përkrahen nga të gjithë deputetët në Kuvend, përveç dy të partisë e Majta, përcjellë KlanM.

“Kur do të ketë numër të mjaftueshëm të votave, 120, minus 2 të së Majtës pasi ata janë kundër anëtarsimit në BE dhe deri atëherë unë lë hapësirë për marrëveshje dhe që të gjithë të korigjojnë qëndrimet e tyre. Më herët, nëse veton e kishim nga jashtë, sot për herë të parë mund të vij nga brenda shtetit. Megjithatë, le t’i lëmë hapësirë procesit, në mënyrë që secili të shprehë pikëpamjet e tij dhe t’i korigjoj ato sipas interesave të veta dhe të qytetarëve që me një shumicë dërrmuese mbi 80 për qind duan të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së”, tha Dimitar Kovaçevski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share