Punonjësit e MPB-së do të marrin rritje të pagave dhe pushim vjetor prej 10.000 denarë

Të gjithë punonjësve të MPB-së me 1 tetor do t’u rritet paga për 10 për qind dhe deri në fund të vitit do të paguhet 10.000 denarë për pushim vjetor për çdo polic, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. në profilin e tij në Facebook, përcjellë Klan M.

”Sa herë që besoni në të njëjtin qëllim, duhet të gjeni zgjidhje. Njëra apo tjetra duhet të jetë zgjidhja që do të jetë në interes të anëtarëve të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, por edhe të të gjithë punonjësve të MPB-së” – shkruan Spasovski.

Ai thekson se përmes dialogut janë arritur zgjidhje në interes të anëtarëve të Sindikatës dhe të gjithë punonjësve të MPB-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share