Banoret e Marrakesh e kalojnë natën jashtë
Ekipet emergjencave në Marok po kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja pas tërmetit që tronditi vendin.
Të paktën 2122 njerëz kanë vdekur, 2421 janë plagosur, ndërsa të paktën 1400 në gjendje kritike për jetën pas tërmetit te së premtes mbrëma me magnitudë 6.8 të shkallës Richter.
Në qytetin e Marrakesh, shumë banorë kaluan natën duke fjetur në rrugë me të frikën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Shkatërrimet më të mëdha ka qenë në zona të izoluara malore, të cilat janë të vështira për t’u aksesuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Dëmet nga ky tërmet i fuqishëm janë të konsiderueshme. Ndërtesa të shumta në qytetin e vjetër të Marrakesh janë shembur, një vend i njohur i Trashëgimisë Botërore i vizituar çdo vit nga miliona turiste nga e gjithë bota.
Mbreti Mohammed VI i Marokut shpalli tre ditë zie dhe urdhëroi xhamitë në mbarë vendin të mbajnë lutje për viktimat.
Tv Klan