Banorët në Marok u bënë pak ditë më parë dëshmitarë të një tërmeti shkatërrimtar.
Këto pamje janë shpërndarë nga një dasmë që po ndodhte në Marrakesh, e cila u ndërpre si pasojë e dridhjeve shumë të forta të tokës.
Dasma u ndërpre nga tërmeti në Marok, muzikantët ikin me vrap
LEXO MË SHUMË NË https://t.co/2y86VDEVj7 pic.twitter.com/YIrROyM7nt— RTV KLAN (@rtvklan) September 11, 2023
Muzikantët dhe këngëtari u larguan nga skena me vrap menjëherë sapo nisi tërmeti. Të tjerë dasmorë dëgjohen duke bërtitur.
Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën mbi 2100 persona në Marok. Numri i viktimave pritet të rritet. Shumë njerëz janë duke e kaluar natën në qiell të hapur pas tërmetit me magnitudë 6.8./tvklan.al