Dje (10-shtator) rreth orës 13:50 në Spitalin klinik të Tetovës është sjellë i ndjeri F.M.(22) nga Poroi i Tetovës. Sipas asaj që është konstatuar në inspektimin e kryer pak më vonë, F.M. me katër persona të tjerë nga i njëjti fshat janë transportuar me një traktor “imt 539” me targa regjistrimi të tetovës që ai e drejtonte.
Në një rrugë të dheut në lokalitetin e quajtur “Plloça” në Atarin e Poroit, traktori ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, ky F.M. ka ndërruar jetë në vend, kurse ka mbetur i lënduar një i mitur i cili po ashtu ishte në traktor. Inspektim është kryer nga ekipi i SPB- Tetovë dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit ndaj trupit të pajetë të ndjerit F.M. do të kryhet autopsi” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.