Kosovë: Opozita – dialogu është në qorrsokak!

DEPUTETET E LDK DHE AAK NUK KANE PRITSHMERI NGA TAKIMI KURTI-VUCIQ ME 14 SHTATOR NE BRUKSEL

Opozita në Prishtinë nuk ka pritshmëri për takimin e 14 shtatorit mes Kurtit dhe Vuciqit. Deputetët thonë se kryeministri nuk duhet të shkonte në takim pa u hequr masat e BE ndaj Kosovës.

Opozita në Kosovë thotë se dialogu Kosovë Serbi është në qorr sokak. Deputetet e LDK dhe AAK nuk kanë pritshmëri nga takimi i Kurtit dhe Vucic më 14 shtator në Bruksel. Sipas tyre Kurti nuk duhej të ulej në tryeze pa u hequr masat e BE dhe pa u zbatuar marrëveshja e arritura deri tani.

Deputetet thonë se janë në terr informativ për ecurinë e dialogut me Serbinë. Ata i kërkojnë kryeministrit që të raportojë në Kuvend para se të shkojë në Bruksel.

Kryeminsitri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vucic do të takohen në Bruksel më 14 shtator. Temë kryesore e bisedimeve është ulja e tensioneve në verin atry ku serbët lokalë protestojnë që prej fundit të muajit majit duke kundërshtuar vijimin e punës nga kryetarët shqiptarë të zgjedhur më 23 prill

Lexo gjithashtu
Total
0
Share