Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën nga përmbytjet në Greqi.
Ai ka shprehur keqardhje për jetët e humbura dhe shprehi ngushëllime për familjet e tyre, përcjell Klankosova.tv.
“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha”.
“Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore”, ka shkruar ai.