Atmosfera në Tiranë para sfidës Shqipëri-Poloni duket se shoqërohet me shumë pozitivitet dhe shpresa për fitore. Në këtë ditë kaq të rëndësishme për futbollin shqiptar, kryeqytetin tonë kanë zgjedhur ta vizitojnë një grup turistësh polakë.
Nga pedonalja e Tiranës, gazetari i Klan News, Maksi Rama, ka marrë në pyetje guidatoren polake të grupit, e cila ka thënë se “e do Shqipërinë” teksa kjo shihet qartë dhe në një kapele që ajo ka zgjedhur të vendosë, pikërisht me simbolet e flamurit kuqezi.
“Ne jemi këtu çdo javë, të dielava udhëtojmë drejt Shqipërisë, Tiranës, Krujës dhe Beratit. Unë kam një grup turistësh polakë që vijnë këtu për pushime. Unë jam polake, por ju mund ta shikoni që unë e dua Shqipërinë. Unë do t’i mbaj gishtat e kryqëzuar për të dy skuadrat. Të fitojë më i miri”, thotë guidatorja polake për mikrofonin e Klan News.
Shqipërinë e do dhe turistja tjetër polake e grupit, por duket se ajo ka një ide tjetër mbi rezultatin e ndeshjes.
“Unë hera e parë që vij në Shqipëri. Më vjen keq, Shqipëria të dua. Poloni 2, ndërsa Shqipëria 0”, thotë polakja.
Sfida Shqipëri-Poloni do të transmetohet mbrëmjen e sotme falas në Televizionin Kombëtar Klan./tvklan.al