Sylvinho: Me Poloninë të vendosim zemrën në fushë

Ramadani: Hyjmë në fushë për të fituar

Kuqezinjtë do të hyjnë në fushë Poloninë me të njëjtën mënyrë që kanë bërë në ndeshjet e fundit duke dhënë zemrën dhe shpirtin në fushë. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho thotë se do të kenë në krahë edhe mijëra tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e së dielës.

“Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Punojmë për të ecur përpara për objektivat tona. Edhe me Poloninë unë pres që skuadra të vendosë zemrën në fushë. Me mbështetjen e tifozëve mund të bëjmë diçka të madhe. Përballë kemi një kundërshtar që ka objektivat e veta. Në krahasim me Çekinë ka një lojë ndryshe. Polonia ka një ekip me lojtarë me përvojë, një trajner shumë të mirë. Por ne kemi lojtarë që janë të gatshëm për të përballuar një rival të tillë”.

Për Ylber Ramadanin ata do të hyjnë në fushë si çdo herë me objektivin për ta fituar.

“Është një ndeshje që duhet të hyjmë për ta fituar kemi edhe 3 ndeshje të tjera më pas. Duhet të hymë me këmbë në tokë, të bëjmë një ndeshje pozitive dhe ta fitojmë në fund”.

Një fitore do ta largonte Shqipërinë nga Polonia me pikë dhe do ta afronte më shumë me fazën finale të Europianit. Këtë ndeshje për ata që nuk do të jenë në stadium, të dielën prej orës 20:45, do ta ndiqni direkt në Tv Klan.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share