George Clooney shet vilën në Itali për një shifër të pabesueshme

George Clooney shet vilën Olendra në liqenin e Como-s për 100 mln Euro.

Mediat ndërkombëtare citojnë burime pranë çiftit, që bëjnë të ditur se kanë hyrë në bisedime për shitjen e rezidencës historike në Laglio të Comos, vilë të cilën e aktori hollyëoood-ian e bleu në vitin 2002 me një vlerë 10 mln $.

Shpesh gjatë viteve është përfolur që vila që i dha më shumë famë ndërkombëtare të gjithë zonës liqenore, mund të nxirrej në shitje.

Gjatë gjithë këtyre viteve aktori ka qenë çdo verë i pranishëm në Liqenin e Como-s, për të pushuar në vilën e tij, madje pikërisht në të është njohur edhe me bashkëshorten e tij Amal, vite më parë nëpërmjet miqve të përbashkët.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share