Lihet në burg ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Dritan Goxhajt për të fituar lirinë.

Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg me qëllim ekstradimin e tij në kosovë ku akuzohet për pengim të drejtësisë.

Goxhaj u arrestua më 31 Korrik me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre (Lexo më shumë).

Arrestimi i ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhajt nxiti protestë në Tiranë. Qytetarët kërkojnë lirimin e tij dhe paralajmëruan protestë tjetër në 12 Shtator (Lexo më shumë)./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share