Është pothuajse koha për debutimin kryesor të Apple më 12 shtator, ku, sipas traditës, do të prezantohen iPhone-ët e rinj. Sipas të gjitha thashethemeve, iPhone 15 Pro do të sjellë disa ndryshime rrënjësore këtë vit, ndoshta më shumë se çdo gjeneratë e mëparshme. Por cilat janë 5 risitë kryesore që premtojnë të revolucionarizojnë përvojën e përdoruesit.
Porta USB-C, është kërkuar me ngulm nga përdoruesit për vite me radhë. Kjo zgjedhje do të çojë në përmirësime të mundshme thelbësore për sa i përket shpejtësisë së karikimit dhe transferimit të të dhënave nëpërmjet kabllove. iPhone 15 Pro mund të karikohet më shpejt dhe të arrijë shpejtësi sinkronizimi deri në 20 Gbps kundrejt 480 Mbps aktuale.
Një tjetër veçori e re e rëndësishme është heqja dorë nga butoni klasik ‘i heshtjes’ që ka karakterizuar gjithmonë iPhone. Në vend të tij, një buton inteligjent i programueshëm dhe i personalizueshëm, në stilin e butonit të veprimit të parë së fundmi në ‘Apple Watch Ultra’.
Nuk do të mungojnë përmirësimet estetike. Falë teknologjisë Lipo, iPhone 15 Pro do të ketë korniza rekord, më të hollat që janë parë ndonjëherë në një smartphone. Po flasim për vetëm 1.55 mm krahasuar me 2.17 mm aktual të iPhone 14 Pro. Një dizajn akoma më modern dhe zhytës, që do ta bëjë ekranin edhe më protagonist në eksperiencën e përdoruesit. Në këtë rast, në fakt, paneli i iPhone 15 Pro të ri mund të shkojë më tej se sa është bërë deri më tani, duke arritur të eliminojë pothuajse plotësisht ato që për shumë janë ende barrierat e smartfonit të vërtetë pa korniza.
Një tjetër lajm i rëndësishëm, të paktën në Europë, do të jetë braktisja përfundimtare e ‘tabakasë; fizike të SIM, me iPhone 15 Pro të disponueshëm vetëm në versionin eSIM. Ai gjithashtu do të lehtësojë menaxhimin e SIM-ve të shumta.
iPhone 15 Pro duket të jetë i pari iPhone i vërtetë i Apple që prezanton një sensor periskopi në sektorin e fotografisë. Çfarë do të thotë kjo? Se kompania Cupertino më në fund duket e gatshme për t’u lidhur në një nivel fotografik në distanca të gjata me konkurrentët e tjerë të Android. Me pak fjalë, iPhone 15 Pro premton të jetë një përditësim i rëndësishëm, i cili do të ripërcaktojë përvojën e përdoruesit duke prezantuar harduer dhe softuer të ri.
iOS 17 dhe çipi A17 plotësojnë një pamje që premton të mahnitë fansat e Apple edhe një herë.
/ SCAN