Tifozi i veçantë nuk e lë kombëtaren as në Pragë, ka një kërkesë të veçantë për politikanët shqiptarë

Praga duket se është kthyer kuqezi. Atmosfera është shumë e lartë në kampin e tifozëve shqiptarë në prag të ndeshjes me Çekinë.

Atje ka shkuar edhe një tifoz me të cilin identifikohen tifozët kuqezi, imazhi i të cilit ka bërë xhiron e botës në Europianin e 2016.



“Unë edhe pak më parë e thashë. Emocionet janë të veçanta. Për mua fitore është që të shoh shqiptarët nga të gjitha viset ku flitet shqip, por sot kanë ardhur edhe shumë shqiptarë nga shumë troje të tjera”, tha ai.

Tifozi i veçantë i kombëtares ka një kërkesë për politikanët shqiptarë.

“E dini ju shumë mirë çfarë kam unë. Kjo fillon që nga dalja… Më bie shpeshherë të jem i ngjyrorusr, të kaloj zonat e pasaportës, ose kontrollet e pasaportës dhe për fat të keq edhe pse jam shqiptar, administrativisht nuk jam shqiptar. Kështu që nëse dëgjon ndonjë politikan dhe ka pak zemër…”, u shpreh ai.

Gazetari Erjon Todhe shpreson që të ketë edhe pasaportën shqiptare./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share