PRINDËRIT E NXËNËSVE: “DITËN E HËNË PRESIM TË ZGJIDHET PROBLEMI!
16 nxënësit shqiptar në Veles edhe sot nuk e ndoqën procesin mësimor. Edhe gjate ditës se sotme qëndruan në oborrin e Shkollës së mesme “Koco Racin” për të marre ndonjë informatë se çfarë do të vendoset me fatin e tyre.
Klan Maqedoni në një lidhje telefonike kontaktoi një prind të një nxënësi i cili tha se presin që nga dita e hënë të marrin ndonjë informatë konkrete.
– A keni ndonjë informatë kur do të filloje këto nxënës shkollën?
– Nuk dimë asgjë, dje nxënësit ishin në shkollë, u është thënë se për sot do të jetë aty drejtori por pastaj u është thënë se nuk do të jetë drejtori aty nga dita e hënë të vijnë nxënësit në shkollë por më tepër nuk dimë asgjë.
– Dmth nga dita e hënë pritet që nxënësit të fillojnë shkollën?
– U është thënë që të shkojnë në shkollë por a do i pranojnë apo jo nuk e dimë.
– Ndonjë informatë konkrete nuk keni deri tani?
– Më shumë se kaq nuk kemi, dje ishin në shkollë, njëjtë si ditët tjera, kanë qëndruar jashtë deri në mbrëmje, në mbrëmje erdhën në shtëpi dhe do të presim ditën e hënë nëse drejtori është aty të zgjedhim problemin.
Ndryshe, dje Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, tha se për këtë rrëmujë që është bërë gishti duhet drejtuar tek ata këshilltar që kontestojnë një vendim të një Ministri i cili nuk kërkon asgjë më shumë, se një të drejtë kushtetuese për të mësuar në gjuhën amtare.
“Të gjithë duhet të drejtojmë gishtin të ata këshilltar që në kohen, periudhën, në vitin apo në këto zhvillime ekonomike kontestojnë një vendim të një ministri i cili nuk kërkon asgjë më shumë se një të drejtë kushtetuese, janë të gjithë ato këshilltare qe s’kanë bërë asgjë por kanë kundërshtuar të drejtën e gjithsecilit për të mësuar në gjuhën amtare të cilën ai e ka.”, tha Jeton Shaqiri.
Ndryshe, ditën e hënë pritet që çështja e nxënësve të Velesit të merr epilog pozitiv dhe nga 16 nxënësit që nuk i arritën piket për regjistrim në afatin e parë vetëm 4 prej tyre nuk janë me mbi 50 pikë, por sipas ministrit Shaqirit edhe për këto 4 nxënës ka zgjidhje pasi do të mund të regjistrohen në shkollën profesionale ekonomike./KlanMacedonia/