Parandalohet tregi e paligjshme të 4 tonëve tableta dhe xhel për përdorim oral për potencë në vlerë prej 41,7 milionë denarë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, përcjellë Klan M, pasi inspektorët doganor nga Departamenti për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të detajuar të mallit kanë konstatuar se kompania që kishte sjellë mallin në shtet nuk ka leje për tregtimin me shumcë të barnave dhe pajisjeve mjekësore.
Në të njëjtën kohë, barnat nuk janë të regjistruara në Regjistrin e barnave të cilin e mban Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut informon Drejtoria doganore.
“Janë sekuestruar 48 mijë kuti Oral Jelly, gjegjësisht 100 ml xhel Kamagra për përdorim oral, 10,530 shirita me tableta Kamagra 100 mg dhe 7,000 kuti me tableta 100 mg dhe 150 mg Cenforce”, informojnë nga Doganat. /KlanMacedonia/