Google shton videot e shkurtra në një tjetër aplikacion

Një tjetër aplikacion do të shtojë formatin e videove vertikale. Paksa e papritur, por listës i shtohet Play Store.

Google ka prezantuar një format videosh të quajtur “The Play Report” i cili do  iu lejojë njerëzve të zbulojnë aplikacione të reja dhe do të shfaqet në Play Store.

Videot do të shfaqen në faqen kryesore të Play Store për disa përdorues në SHBA. Përdoruesit  e tjerë mund t’i shohin në Youtube, Facebook dhe Instagram.

Një imazh në postimin e Google tregon se si do të duket një video e tillë në Youtube. Përveç shpjegimit, do të shoqërohet edhe me një buton të posaçëm për të shkarkuar aplikacionin.

Në secilin episod do të shfaqen ekspertë, ‘creators’ madje edhe punonjës të Google duke shpjeguar aplikacionet.

Nuk dihet ende nëse Google planifikon që videot e Play Store të prezantohen edhe nga ‘creators’ ose programues që s’janë të lidhur me programin. Një tjetër detaj që ende s’është qartësuar është nëse përzgjedhja e aplikacioneve do të kryhet nga kompania apo ‘creators’./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share