Nga Partia Demokratike Evropiane thonë se VMRO-DPMNE po vazhdon me politikën e saj albanofobe, këtë herë viktimë nxënësit shqiptarë në Veles, përcjellë Klan M.
”Që shtetin nuk duhet ta udhëheqin struktura politike të ngarkuara etnikisht e dëshmon edhe rasti i fundit me paralelet shqiptare në shkollën e mesme në Veles, komunë kjo e udhëhequr nga kuadër i VMRO-DPMNE-së.
Si duket me çdokusht nga VMRO-DPMNE tentohet që të krijohet klimë e mos besimit mes bashkësive ndër etnike në vend, dhe që fatkeqësia të jetë më e madhe kjo ndodh në sferën e arsimit ashtu si dikur kur nuk lejoheshin universitetet në gjuhën shqipe. Mos pranimi i nxënësve shqiptarë në shkollën e mesme në Veles, dëshmon se sa të ngarkuar janë politikisht kundër shqiptarëve kuadrot e VMRO-DPMNE-së.
Mos pranimi i nxënësve shqiptarë në shkollën e mesme në Veles, dëshmon se sa të ngarkuar janë politikisht kundër shqiptarëve kuadrot e VMRO-DPMNE-së. Arsimi i mesëm në gjuhën amtare është obligativ në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është absurd i kohës që në vitin 2023 ku arsimi, shkenca dhe teknologjia kanë arritur nivelet më të larta të zhvillinit, nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme ende të ballafaqohen me obstrukcione për regjistrimin e tyre.
Përmes këtyre politikave destruktive të VMRO-DPMNE dëshmohet se atyre u pengon që në Maqedoninë e Veriut të ketë shqiptarë të arsimuar si dhe u pengon që shqiptarët të udhëheqin me institucionet shtetërore. Pyesim publikisht VMRO-DPMNE dhe Kryetarin e Komunës së Velesit se çka dëmtohen ata nëse shqiptarët në Veles mësojnë në gjuhën e tyre amtare në shkollën e mesme?
Andaj, inkurajojmë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, bashkë me gjitha institucionet e tjera përkatëse që të shfrytëzojnë gjithë mekanizmat e tyre dhe t’u mundësojnë fëmijëve shqiptarë të Velesit me rrethinë të regjistrohen në shkollën e mesme duke vijuar mësimin në gjuhën amtare” – thuhet në kumtesën e PDE-së. /KlanMacedonia/