Deponia “Drislla” ka reaguar në lidhje me zjarrin e sotëm, i cili siç u raportua në media kishte kapluar mbeturinat. Nga “Drislla” thonë se zjarri është shuar me ndihmën e shërbimeve zjarrfikësve dhe se deponia vazhdon me aktivitetet e rregullta.
Nga “Drislla” në reagim kërkojnë që të mos pëhapen dezinformata, duke shtuar se ata janë deponia e vetme sanitare në vend që punon me lejen e itegruar A.
“Në lidhje me dezinformatat e publikuara ditët e fundit në një pjesë të mediave dhe veçanërisht në rrjetet sociale për deponinë Drislla, ju njoftojmë se NP Drislla është e vetmja deponi sanitare në vend që funksionon në përputhje me A-lejen e integruar dhe i kryen veprimtaritë e saj të punës në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit. Në të njëjtën kohë është nën kontroll dhe monitorim të plotë nga shteti inspektorati i mjedisit”.
“Apelojmë që e drejta dhe liria e fjalës dhe informimit publik të mos keqpërdoret për përhapjen e lajmeve të rreme dhe të pavërteta në rrjetet sociale nga një grup njerëzish që mashtrojnë dhe panikojnë popullsinë vendase se deponia e Drislla kërcënon mjedisin dhe shëndetin e njerëzve, siç ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, me zjarrin në deponinë Drislla”, thuhet në reagim.
Në lidhje me zjarrin e sotëm, nga Drislla thonë se policia ka bërë këqyrje dhe se më tej do të veprojnë sipas kompetencave.
“Njëkohësisht, i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike që të hetojnë rastin në detaje dhe autorët të gjenden dhe të dënohen në mënyrë të duhur, ndërsa ndaj personave që përhapin gënjeshtra dhe dezinformata për deponinë Drislla, ndërmarrja do të fillojë procedurat adekuate”, thuhet në reagimin e NP Drislla.