Pentagoni hap online materialet mbi UFO-t

Do të publikohen dokumentacione, ngjarje, dëshmi të mbledhura që prej vitit 1966 e deri më sot

Pentagoni hap online materialet mbi UFO-t. Madje do bëhen publike edhe dokumentacione, ngjarje, dëshmi të mbledhura që prej vitit 1966 e deri më sot. Kështu qeveria amerikane ka vendosur të mbajë premtimin mbi transparencën përsa i përket jo vetëm objekteve fluturuese të paidentifikuara, dhëshmive, dhe fenomeneve meteorologjike anormale.

Për këtë qëllim në vitin 2022 u krijua zyra për kontrollin e anomalive AARO, që tashme ka habur edhe një website ku është është i mundur konsultimi i videove, fotove, të dhënave të mbledhura në dekada, që sipas agjensisë qeveritare, janë anomali që gjithsesi nuk provojnë forma të tjera jete.

Në kete website do të jetë e mundur të mblidhen edhe të dhëna të ardhshme, që kanë të bëjnë me eksperienca të tilla, por që do të monitorohen vetëm nga personeli qeveritar apo ushtarak në shërbim.

Për momentin, ftesa për të rrefyer eksperincat personale më objekte, fenomene, apo prani jashtëtokësore, i drejtohet vetëm përfaqëuesve të Pentagonit, të qeverisë federale, por Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po merr në konsideratë që ta shtrije këtë nismë drejt gjithë qytetarëve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share