“Paraditen e sotme, një shtetas ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, për të kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse mjeti lundrues gomone që drejtonte, ishte përmbysur në plazhin e Kasolles. Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjet lundrues në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur”, njoftoi policia.
Drejtuesi i mjetit lundrues ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë që i erdhën në ndihmë./tvklan.al